KF Tirana ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj, në turneun e përvitshëm “Kupa Pavarësia”, i cili zhvillohet tradicionalisht nga FSHF, në kuadër të festave të nëntorit. Si fituese e Kupës së Shqipërisë, ekipit kryeqytates është ftuar në turneun që këtë vit do të zhvillohet në Korçë, në datën 28 nëntor, dhe jo më në Vlorë, siç është zhvilluar tradicionalisht.
Bashkë me ekipin e Tiranës, pjesë do të jenë edhe tre skuadra të tjera, të cilat përfshijnë të gjitha trevat shqiptare. KF Shkëndija nga Tetova e Maqedonisë, Besa nga Peja e Kosovës dhe Ontrant nga Otrant nga Ulqini i Malit të Zi, plotësojnë tablonë e “Kupës Pavarësia 2017”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al