Tirana ka zhvilluar miqësoren e radhës, me qëllim përgatitjen për kualifikueset e Ligës së Konferencës dhe sezonit të ardhshëm futbollistik.
Takimin e parë kryeqytetasit e zhvilluan 1 javë më parë kundër Shkëndijës, ku u mundën me shifrat 0-1. Sot ata kishin një provë tjetër gjeneralë kundër Strugës.
Bardheblutë nuk mundën të triumfonin dot, duke u mundur përsëri me shifrat 0-1. Golin e vetëm të takimit e shënoi Marjan Radeksi në minutën e 53-të, duke i dhënë fitoren Strugës.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al