“Tirona Fanatics” kundër klubit: Nuk na duan, i qëndrojmë bojkotit

Mar 27, 2018 | 22:27
SHPËRNDAJE

“Tirona Fanatics” kanë patur një takim me zyrtarë të Drejtorisë së Policisë, për të zgjidhur çështjen e kartave të identitetit që kërkohen në aktivitetet sportive tashmë.

Tirona Fanatics

Ky rregull absurd i cilësuar prej tifozëve, ka bërë që t’i bojkotojnë ndeshjet. Në një reagim në Facebook, ata kanë deklaruar se lista me personat e padëshiruar nga ana e policisë është e papranueshme, dhe gjithashtu akuzojnë klubin se nuk i do tifozët e tij. Më poshtë, reagimi i plotë.

DEKLARATE: 27/3/2018!

Perfaqesues te Tirona Fanatics kane qene dje, date 26/3/2018 ne takim me zyrtare te Drejtorise se Policise, per te diskutuar persa i perket problematikave te hasura ne ndeshjet e fundit.
Kerkesa e policise per karte identiteti per tifozerine tone (Kerkese kjo ne te gjithe trojet shqiptare vetem per tifozet e Tirones), dhe seleksionimi brenda saj kane qene teje shqetesuese si per tifo-grupin ashtu edhe per tifozat e Tirones.
Ne takim na u komunikua se nje nga problemet fillestare te kerkeses se ID ishin gjobat e papaguara te 15 antarve Fanatics qe sipas Policise se Shtetit ishin artikuluar me date 30.10.2017 PAS PERFUNDIMIT TE NDESHJES Kb Tirana-Kb Partizani ne basketboll. Keta tifoze NUK jane ndaluar gjate aktivitetit te ndeshjes, dhe perzgjedhja e tyre eshte totalisht e PAPRANUESHME!

Sot kane qene lista me mbi 60 emra te cilet ishin te kategorizuar si 
1-Tifoze te gjobitur.
2-Tifoze te padeshiruar (te fotografuar individualisht).
3-Tifoze per tu shoqeruar ne komisariat ne momentin qe policia i identifikon!

KJO ESHTE QESHARAKE!

Asnje klub nuk mund te mos reagoje ne te tille situate pervec atij klubi qe nuk i do tifozet e tij.

Gjithashtu ping-pongu qe luan Policia e shtetit me zyrtaret e Kb Tiranes per t’ju shmangur pergjegjesise eshte i papranueshem!

Mundesite qe ka pasur Kb Tirana per ti pasur tifozet sot ne krahe nuk kane qene te pakta, po cuditerisht Kb Tirana nuk ka denjuar te levize asnje nga mundesite qe kishte per te bere te mundur hyrjen e Tifozeve pa kartat e identitetit. Ndoshta klubi nuk i do tifozet, ose ndoshta i sheh ato si problem por ne i bejme me dije (neqoftese nuk jane te vetdijshem) qe ju nuk jeni asnje gje tjeter vetem disa njerez me fat qe ju eshte mundesuar te perfaqesoni ngjyrat e shenjta te Tirones dhe thjesht kalimtare tejet te panevojshem.Tifozeria bardh e blu eshte ajo qe eshte e perjetshme!

Tirona Fanatics do te jete prezent ne vazhdimesi vetem ne ndeshjet qe karta e identitetit nuk do te kerkohet, deri ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi!

Nisim pergatitjet per transferten e Ballshit ne date 7, si nje transferte decizive ne fund te ketij sezoni te urryer!

Tirona Fanatics 27/3/2018

tirona fanatics

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura