Tjetër aksident në qarkun e Korçës, dy makina përplasen me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre del nga rruga dhe…

Jul 7, 2024 | 15:14
SHPËRNDAJE

Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në qarkun e Korçës. Këtë herë në fshatin Caushli të Pogradecit dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

weee

Si pasojë e kësaj përplasje një prej makinave ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga aksidenti janë regjistruar  vetëm dëme materiale, ndërsa ky është aksidenti i katërt për ditën e sotme (7 korrik) në juglindje të vendit.

“Nga përplasja e dy mjeteve njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe është  përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërkohë që ky aksident shënon të 4-rtin pas 3 aksidenteve të tjera që ndodhën mëngjesin e sotëm në Pogradec” thuhet në njiftimin e polcisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura