Një tjetër tentativë vetëvrasjeje në Korçë, konkretisht në fshatin Kuç të Zi.
Sipas informacioneve nga policia një shtetase rreth moshës 62 vjeçe ka pirë fostoksinë në banesën e saj.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.
Gruaja është transportuar në spital ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se po sot një grua në Korç, i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni i banesës. Ajo ndodhet ne spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al