UPDATE-Deputeti Tom Doshi ka publikuar videon e plotë 36 minuta, të rrëfimit të Durim Bamit, i porositur për eliminimin fizik të deputetit të Shkodrës dhe deputetit demokrat Mëhill Fufi.
Kjo video pason videon 8 minuteshe te publikuar nje nate me pare, ne te cilen zbardhej plani per përgatitjen e një atentati kriminal ndaj tij dhe deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, Mhill Fufi.
Video u publikua në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Në komentin që shoqëronte materialin filmik te pare, deputeti Doshi shkruan se: “Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar. Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten. Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit. Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve”.
Në komentin e tij, deputeti Doshi shkruan se publikimi i kësaj videoje do të tregojë të vërtetat e mohuara rreth akuzave të ngritura prej tij në drejtim të krerëve të mazhorancës.
“I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen”,-shkruan Doshi.
Biseda e zbardhur:
Tom Doshi: Tashi unë të falenderoj për disa gjëna që ke ba…se po të mos ishte Zotii madh dhe mosdëshira jote mos me u përfshi në kët punë, dihet se ne nuk do ishim bashkë sot. Unë të konsideroj si me të pas vlla…ka qenë fat për mua dhe për ty që ke qëllu kshtu që ske dash me ba keq me mvra. Jam kurioz me ma shpjegu dhe njëherë qysh në fillim se si erdhi Toni, biseda që keni bo. Bisedë shumë miqësore do bëhet mes nesh. Nuk është se do ta përdor kund. Kjo është thjesht një bisedë shumë miqësore, duhet të jem dhe unë i qetë në shpirt që prej kujt e kam, si kanë mendu me e ba një gjë të tillë. Është guxim shumë i madh me vra një deputet. Unë besoj në Zot…nga ty kam qejf me e ni edhe iher se sna ka qëllu edhe shumë… kam pas takime në Shkodër kshtu edhe…tani që jena te zyra jeme jena të qetë e flasim më lirshëm. Si ishte takimi…edhe iher domethënë, si ishte takimi, si të thirri, lidhja që ke pas me kët Tonin se më the që e ke pas në burg e kshu. Mos u ashtu fol lirshëm me mu. Ta thashë edhe iher zëre se të kam vlla për atë që…po ta përsëris edhe iher do isha i vdekur por desh zoti dhe ti që ske vepru kaq.
Durim Bami: Më erdhi Toni më mori në telefon dhe më tha…po ta them iher në fillim siç ka nis.
Tom Doshi: Dua të jemi qetë me veten, duhet të jetë me zë…
Durim Bami: Më tha që do bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë me një fjalë për punën e Tomës për me e mbaru.
Tom Doshi: Çfarë me mbaru?
Durim Bami: Për me e mbaru, me vra Tomën, a kupto. A mund të gjejmë vrasës tha me e bë? Ai përderisa erdhi te unë me një fjalë e dinte që unë do ta mbarojsha, a kupto. Janë hedh 500 mijë euro. Ke 500 mijë euro po deshe me më lën gjë mu më lej, po sdeshe me më lën ska problem, të mbarohet puna.
Tom Doshi: Po si do mbarohej puna? Kur?
Durim Bami: Ka katër muaj që është punu. Pesë muaj tashi a kupton.
Tom Doshi: Që në maj?
Durim Bami: Nuk e mbaj mend fiks, në maj. Ata si fillim hudhën 200. Aty e anullova unë, a kupto. Nuk bëhet për 200 thashë unë, ca je tu bo. Kjo punë është e rëndësishme nuk është e parëndësishme. Ata vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg, u vranë, u sakatun dhe morën fund.
Tom Doshi: Çfarë tha kur i the këtë?
Durim Bami: Tha nuk është problem hiç puna e asaj. Nuk ka për tu bërë zhurmë hiç. Porosia nga ka ardh ne kena mbrojtje. Ka dorë shteti këtu tha. Kush na mbroi thashë unë, ta di se kush na mbro. Tha është Iliri në këtë mes, po bëhet për Ilir Metën. Kshtu që ne e kemi rrugën e hapur për çdo lloj gjëje. Jena të lirë. Mirë mirë në rregulli thashë unë po problemi është që një gjë e vogël me na dalë ne morëm fund krejt a kupto. Jo ske asnjë problem ke për të parë ti po u bë kjo punë sa mirë do shkojnë punët.
Tom Doshi: Si vazhdoi puna? Ti the që më ke njek, më keni rujt?
Durim Bami: Po të kena njek te Sheratoni, te dy kullat. Kena vu motorrin te dy kullat, anash makinës tate pothuajse te dera mbrapa, jo mbrapa.
Tom Doshi: Në 21 qershor?
Durim Bami: Po rreth 21 qershor.
Tom Doshi: Po si ishte puna e motorrit?
Durim Bami: Prumë motorrin dhe e lam aty.
Tom Doshi: Jam kurioz me e dit si e organizut. Ku e morët tritolin, matorrin?
Durim Bami: Toni e pruri. Motorrin e ka gjet ai. E morëm në Paskuqan si ata që shesin pica.
Tom Doshi: Si vazhduat? E montuat te servisi i Tonit?
Durim Bami: E montuam te servisi i Tonit e bëmë gati, ia dhamë një çuni të vogël për ta lënë te makina jote, ishte aty te dy kullat.
Tom Doshi: Te restoranti, te Il Gusto?
Durim Bami: Po.
Tom Doshi: Po ti ku ishe në kët kohë?
Bamiti bie telefoni dhe e shikon.
Durim Bami: Unë isha në makinë me Tonin.
Tom Doshi: Si funksiononte kjo? Lëre njëherë telefonin o burr… Si funksiononte kjo puna e dinamit se ti ma ke dhënë…
Durim Bami: Ajo si të kam dhënë ajo është, me telefon, me C4.
Tom Doshi: Telefonin kush e siguroi? E ke gjet ti telefonin? Se më the e ke marrë në Shkodër?
Durim Bami: Po na i ka dhënë lekët Toni.
Tom Doshi: E bletë në Shkodër? Ku e bletë?
Durim Bami: I’a morëm njërit, nuk e di. ka qenë mren ai, nuk e njoh.
Tom Doshi: Si janë ato dy fijet, si funksionojnë?
Durim Bami: Ato dy fijet futen te telefoni, lidhen me dy fije te kapsolli, bën masë dhe kur i bie numrit…
Tom Doshi: Atë natë si ishte, ti po bëshe xhiro? Telefonin kush e kishte që do ti binte telefonit për me shpërthy?
Durim Bami: Telefonin e kishte një djalë i vogël që po priste atë tjetrin.
Tom Doshi: Cilin tjetër?
Durim Bami: Atë që çoi motorrin.
Tom Doshi: Sa vetë ishit?
Durim Bami: Ne ishim pesë vetë, ato që çun motor, Toni, çuni i dajes Tonit…
Tom Doshi: Po ky çuni dajes Tonit çfarë roli kishte?
Durim Bami: Të të ruante ty.
Tom Doshi: Po kur dola unë? Isha me kallaballëk?
Durim Bami: Ti ishe me shumë vetë aty ene Toni tha plase tha. Ishit 7-8 vetë.
Tom Doshi: Si tha ai plase?
Durim Bami: Plase tha.
Tom Doshi: Po ti çfarë i the?
Durim Bami: Jo i thashë unë ca tplas, është tu u bo nami, me vra 10 vetë.
Tom Doshi: Po mrapa çfarë më the për një deputet tjetër?
Durim Bami: Për Mëhill Fufin. Edhe për atë tha është porosi e Ilirit tha.
Tom Doshi: Sipas Tonit për mua çfarë kishte Iliri, për mu sipas Tonit?
Durim Bami: Sipas Tonit është për një video që është bërë me Ilirin a nuk e di se unë se kam idenë, punë video. Donte me të vra ty sipas atit, a kupto? Po fiks nuk e ka fiksu se nuk më interesonte shumë kjo pjesë, nuk është se ashtu. Për punën e videos tha.
Tom Doshi: Po ti i more ndonjë lek atij?
Durim Bami: I mora 20 mijë euro.
Tom Doshi: Për çfarë i’a more ato lekë?
Durim Bami: Po për me hec përpara, për me lëviz, për me ble gjëra.
Tom Doshi: Ju më paskeni njek ju 5 muaj ë?
Durim Bami: Po.
Tom Doshi: Po kur nuk eci kjo puna e motorrit ju vazhdut punën
Durim Bami: Vazhdum prapë ne, nuk u bë ajo se ishin shumë vetë dhe vriteshin (nuk kuptohen mirë fjalët)
Tom Doshi: Ju takoheshit përdit me Tonin?
Durim Bami: Po po përdit.
Tom Doshi: Ti ke pas komunikim të vazhdueshëm me atë?
Durim Bami: Po po.
Tom Doshi: Gjithë komunikimi ishte për me më vra mu? Kjo ishte…
Durim Bami: Po po, takoheshim ditë natë për kët punë.
Tom Doshi: Si vazhdoi mrapa kjo punë. Ti kontaktove me mu? Çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe?
Durim Bami: Gjatë kësaj kohe… i kanë gjujt atij…
Tom Doshi: E di që atë nat më the që shife për makinën, atë cunin me bluzë portokalli…
Durim Bami: Po të lajmërova që do vijë ai me të rujt. Ai erdhi te Sheratoni kur po vishe ti në kom në Buvelard ai po të vinte mrapa dhe ti e kishe pa që po të vinte mrapa.
Tom Doshi: Po isha me Mark Frrokun.
Durim Bami: …të erdhi edhe te shpia.
Tom Doshi: Për këtë jam i qartë. Po kjo te shpia?
Durim Bami: Këtu kemi ardh, kena pa kamerat. Ka kamera dhe në hyrje atje.
Tom Doshi: Ku po më rushit?
Durim Bami: Këtu te dalja këtu, te kthesa te cepi.
Tom Doshi: Te pallati?
Durim Bami: Te pallati.
Tom Doshi: Cfarë prisshit se kur vija?
Durim Bami: Po.
Tom Doshi: Po si nuk koiçidoja ndonjëherë unë? Apo se keni parë të arsyeshme?
Durim Bami: Sësht pa e përshtatshme
Tom Doshi: Po mas kësaj, po i kthehem edhe njëherë, pasi i gjujtën Tonit, si ishte ngjarja?
Durim Bami: E gjujtën Tonin edhe unë shkova. Më mori një mik në telefon dhe më tha i kanë gjujt Tonit dhe shkova. Po vij të marr tha dhe shkojmë bashkë. Më mori. Shkova me atë mikun dhe kur sishte ai miku mora Tonin në telefon dhei thashë hë mo a je mirë, të kanë gjujt? Po më kanë gjujt. Hajt thashë se po vij atje. Jo mos hajde tha. i thashë po vij or si mos tvij. Jo mos hajde tha, hajde nesër, ska problem. Ai tha mos hajde se e ka pas hallin se po shkonte Ymeri, Ymer Lala po shkonte me e taku noshta. Kur shkova atje unë, se shkova ishte Eugeni.
Tom Doshi: Kush është Eugeni?
Durim Bami: Ai prokurori, ai me syze.
Tom Doshi: Kryeprokurori i Krimeve të Rënda?
Durim Bami: E po.
Tom Doshi: Janë miq?
Durim Bami: Po po janë miq, janë shumë shokë. Rrinë natë ditë bashkë.
Tom Doshi: Çfarë kishte mrena?
Durim Bami: Erdhi Ymer Lala aty.
Tom Doshi: Po policia erdhi?
Durim Bami: Jo serdhi policia.
Tom Doshi: Unë e di që ka ardh policia.
Durim Bami: Jo nuk ka ardh fare policia.
Tom Doshi: Policia ka ardh, po mos ka ardh pasi keni ik ju.
Durim Bami: Ndoshta ka ardh mrapa. Aty ishte vetëm Eugeni.
Tom Doshi: Po mrapa si shkut?
Durim Bami: Ikëm pastaj.
Tom Doshi: Me kë ikët. Eugeni me kë iku?
Durim Bami: Ymeri erdhi me ne, Eugeni iku vetë.
Tom Doshi: Po ti me kë ishe?
Durim Bami: Unë edhe Ymeri bashkë. E cova deri te shpia Ymerin në bllok.
Tom Doshi: Cfarë folët me Ymerin?
Durim Bami: U ka përzi me shumë gjana, jo se bëm ndonjë muhabet
Tom Doshi: Po në vazhdim a e takove më Tonin?
Durim Bami: Shkova të nesërmen aty
Tom Doshi: Ku aty?
Durim Bami: Te servisi te shpia e Tonit dhe tha “o vëllai im tha na kanë dalë fjalë për atë punë që kemi nis me bë. Kushi tha Tomës tha që ne kena dash me e vra. Kush e di kët gjë përveç ne të dyve. Ne të dy e dim kët gjë. Kur e kena rujt te Sheratoni te kullat. Aman tha të kam vlla tha…
Tom Doshi: Po mir kushi kishte thënë Tonit që unë e kam marrë vesh?
Durim Bami: Toma ka fol në një tavolinë më tha, që e kan ndjek te Sheratoni i kanë vu motorrin, e kanë ndjek te kullat, i kanë vu motorrin e kullat dhe personi që ka fol Toma tha, personi ka ardh dhe ma ka thënë mu. Ku e mori vesh Toma tha?
Tom Doshi përmend Prokurorin e Përgjithshëm dhe Eugen Becin në bisedë, por nuk kuptohet qartë
Tom Doshi: Prokurori i Përgjithshëm është i lidhur me Tonin. Si tha pastaj çfarë duhet të bëshit?
Durim Bami: Duhet me vra Tomën tha se pastaj do na vrasë të gjithëve. Sepse je tu dal llafit. Gjujtja që i ishte bo Tonit, ata dyshojshin sikur e ke bërë ti (vrasjen e Tonit)
Tom Doshi: Mua nuk më intereson me e bë, jam në politikë, në biznes. Nuk më interesojnë ato gjona. Jam kurioz më pas çfarë të thoshin ty, çfarë kërkoshin prej teje që të delshin prej kësaj situate. Apo vetëm eleminimi im e qetësonte gjithçka?
Durim Bami: Prej situate dilej vetëm me të vra ty. Sipas Tonit të vritet Toma ose jena të marr fund të gjithë….fut vëllain tat ta vrasi ditën në lokal se… Mos e vrit mendjen se ska për të ngel njeri në burg vetëm të bëhet ajo punë.
Tom Doshi: Kush e garantonte këtë?
Durim Bamit i bie sërish telefoni dhe e mbyll.
Durim Bami: Sipas Tonit e garantonte Iliri.
Tom Doshi: Ilir Meta e garantonte këtë ë? Po sot ku është Toni?
Durim Bami: Në Gjermani.
Tom Doshi: Të ka marrë më në telefon?
Durim Bami: Jo.
Tom Doshi: Po vëllai jot ku është?
Durim Bami: Në Tiranë.
Tom Doshi: Po ky qerosi, se jami interesuar për të, ky Ylli, ka dijeni për kët punë?
Durim Bami: Ylli thotë se ka dijeni, përderisa rrinë bashkë natë ditë.
Tom Doshi: Po në lokal kush ka ardh, e ke parasysh?
Durim Bami: ……ky prokurori…rrinë gjatë atje hanë darka, hanë dreka. Rrinë me orë. Është ai Gim Rama.
Tom Doshi: Kush është Agim Rama?
Durim Bami: Është kunatii Salës, nuk e di ça e ka Ylli.
Tom Doshi: Cilit Sal?
Durim Bami: Kunati i Sali Berishës.
Tom Doshi: Po tjetër kush?
Durim Bami: Ai Kuliqi, Agron Kuliqi.
Tom Doshi: Rrinë aty bashkë?
Durim Bami: Po.
Tom Doshi: Po Ymeri çfarë roli ka?
Durim Bami: Ymeri është shok i ngushtë i Tonit.
Tom Doshi: Shok i ngushtë çfarë?
Durim Bami: E kam shumë shokë. Me Ymerin rrinë natë ditë bashkë. Çdo gjë e dinë të dy, nuk është se e di njoni dhe se di tjetri.
Tom Doshi: Po për këtë punën e ktij deputetit tjetër, çfarë thoshin? Ktij të Mamurrsit?
Durim Bami: Edhe për këtë me e vra. Por problem ishte i joni me një fjalë, ishte për ty njëherë.
Tom Doshi: Po për këtë sa paguanin?
Durim Bami: 100 mijë euro.
Tom Doshi: Po kshu ka bërë punë të tjera të tilla ky Toni?
Durim Bami: Me mua jo.
Tom Doshi: Vrasje e gjëna të tjera? Sipas informacioneve të tua…
Durim Bami: Me mu ska bo gjo, por punë të Ymerit ka bo. Me punët e Ymerit ai dhe me njerëz që rri ai ma do menja se po.
Doshi i kërkon Durim Bamit që të njëjtat gjëra që I’a tha atij, ti thotë edhe përballë dikujt tjetër, por që nuk dëgjohet mirë nga video.
Durim Bami: Kur të dush ia them unë të gjitha. Të gjitha siç po ti them ty ia them edhe atij.
Tom Doshi: Unë edhe njëherë të falenderoj. Ti shife vet dhe duhet të kesh kujdes
Durim Bami: Unë skam pse me pas kujdes. Nuk dua të përzihem më me kët punë. Këta kur i kundërshto…normal që duhet të ruhem. Unë jam rrugëve.
Tom Doshi: Ti pse s’bashkëpuno me policinë. Ne kena nevojë që kjo punë të zbardhet. Mua smë intereson me vra asnjë njeri në kët mes por as ty me mos të ardh asnjë e keqe për herë të dytë. Ka mënyra që…ne mund të takojmë ministrin e Brendshëm, mund të takojmë njerëz të tjerë që janë kompetentë për kët punë dhe ti mund të merresh edhe në mbrojtje. E rëndësishme është që secili të marrë dënimin. Ti nuk je i implikum në kët rast.
Durim Bami: Unë si kam bë keq kujt dhe nuk du me dal e me fol se nesër nuk i dihet si vinë punët dhe lë kalamajt rrugëve. Di që ta kam thënë ty dhe të kam bë nder.
Tom Doshi: Unë të thashë edhe iher që të jam mirënjohës dhe ti u ke bë nder krejt shqiparëve se të jet i implikum kryetari i Parlamentit për me pagu lek me vra deputet se pse paskam nxjerrë video që i kam bë Ilir Metës, videon sja kam bë unë, ia ka bë Tan Prifti apo ai tjetri që është vra në Laç për problemet e të shoqes për zgjedhje smë duket normale…e kena kryetar parlamenti dhe unë di që kam pas marrëdhënie shumë të rregullta me të. Kena hëngër dreka, darka, kena shku në festë bashkë. Kena diskutu shumë gjona edhe për të ardhmen politike. Me len femijt e mi në rrugë të madhe…unë për kët pak a shumë kam nevojë që…fillimisht kam qejf që të ballafaqoshesh ti me… dhe për tia dhënë të dhënat…sot unë skam ndonjë besim te prokuroria. Prokurorit të përgjithshëm i kam thënë që për mu janë pagu lekë, kanë vu edhe motorrin personin me eksploziv, ma ka thënë personi vetë se ma kishe thënë ti vetë faktikisht. Prokurori i Përgjithshëm shkon dhe lajmëron organizatorët e eleminimit tim këtu ska prokurori, s’funksionon shteti dhe prokuroria. Ne kemi në dorë vetëm policinë. E mira është që ti të bashkëpunosh me policinë për rrethanat…je personi rrezikum prej ksaj pune. Në kët rast do ishte mirë edhe për ty, edhe për mua edhe për tan shqiptarët që të marrin vesh se kush e drejton kët vend.
Tom Doshi: Mund të bëjmë një takim me ministrin. Unë spo t’thom me dal në televizor, por unë të sugjeroj të…është mirë që ti kërkojmë policisë të marrë në mbrojtje. Ti je personi më i rëndësishëm sot. Unë të konsideroj si me tpas vlla. Jam i shqetësum edhe për sigurin tëne.
Durim Bami: Unë e di, nuk du me shku më anej, nuk pata qejf me u marr me shtetin dhe policinë. Më duket sikur bëhet zhurmë e madhe kot. Toma ska asigj.
Tom Doshi: Po si zhurmë e madhe kot.
Durim Bami: Jo zhurma bëhet plot, nuk bëhet kot. Perderisa unë të informova për kët punë dua të rri deri këtu, nuk dua me shku më anej.
Tom Doshi: Kjo është zgjedhja jotë. Unë të thashë edhe njëherë edhe kët bisedë që kena bë…të kesh kujdes se diçka duhet me bë. Edhe kshu srrihet. Jena në një vend që është tmerr që shkon prokurori i përgjithshëm me informu këto njerëz që të kan porosity ty me mvra këtu merr fund shteti. Unë jam deputet, jam në politikë. Po kur e mendoj këtë gjë imagjino se çfarë bëjnë me qyetarët e shkretë të këtij vendi që skanë asnjë derë të hapur asnjë siguri. Unë po të them prapë, të sugjeroj që…kena mundësi me kontaktu me ministrin e Brendshëm si me ba një marrëveshje me ta, me thën si është e vërteta, spo tregoj as shpifje asigjo dhe thuaj të vërtetën. Përderisa nuk je i implikum…pra ti po të kishe vepru ne do isha i vdekur… Ti ke qen vetë në kët ngjarje, ke qen vet i pestë atë natë. Unë kët Eugenin e njoh që në 97 prej Ymerit, e kam pas shumë shokë Ymerin pastaj u shkëputëm si u shkëputëm…
Durim Bami: E kishte marrë përsipër me e mbaru atë punë a kupto. Ai që u interesonte aq shumë për atë punë i binte që personi që u interesonte ishte me gjith mend Iliri. Se po të ishte njeri tjetër sdo u interesonte aq shumë.
Tom Doshi: Garancia e tij ishte vriteni se ska asgjë?
Durim Bami: Mirë o vlla mirë.
Tom Doshi: Tani edhe orari është paki vonë, por të mora se e kisha të nevojshme këtë bisedë me ty. Edhe unë jam në dilemë, sdi çfarë me bë. Kam karakerin e malësorit…nesër mund të bëj një takim me ministrin e Brendshëm…
Durim Bami: Mua më ke në çdo kohë, kur të tdush më thirr. Këto që thashë I’a them në sy atit, kaq sa kam në dorë do ta bëj. Nuk jam tui shpik as tui shpif. Çfarë më kanë thënë do tia them. Nuk kam psei trembem asnjë gjoje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al