Tone të larta dhe kërcënime, plas sherri mes Niko Komanit dhe konkurrentes në prapaskenë

Apr 14, 2022 | 20:08
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Një debat i fortë ka ndodhur gjatë prapaskenave të prorgamit “Style Star Show” në të cilin ka si synim të zbulojë të rinjtë që kanë pasion modën dhe të tregojnë stilin e tyre të veçantë. Njëri prej anëtarëve të jurisë, Niko Komani pati një përplasje të fortë me njërën prej konkurrenteve në studio.

Sipas videos së publikuar nga vetë stilisti, duket se debati nisi kur ai bëri një shaka kundrejt vajzës e cila nuk e ka pritur mirë dhe ka shpërthyer në kërcënime dhe më pas sherri agravoi më shumë ndërsa Niko iu drejtua konkurrentes me ofendime të rënda.

 Gjatë këtij momenti prezantuesja e emisionit Kiara Tito, anatarët e tjerë të jurisë dhe produksioni janë përpjekur që të qetësojnë situatën por stilisti dukej se nuk mund ta anashkalonte dot atë që kishte ndodhur teksa i drejtohej asaj me tone të larta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura