Trafik kokaine 80% e pastër/ Policia italiane arreston 10 persona, mes tyre 4 shqiptarë! Fitimet mujore, deri në 150 mijë euro

Jul 8, 2024 | 18:25
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës, duke vënë në pranga 10 persona, mes tyre 4 shqiptarë, 2 rumunë dhe 4 italianë.

carabinieri_terni4

Operacioni u zhvillua në Terni, ndërsa mediat raportojnë se fitimet e grupit kapnin shifrën e 150 mijë euro në muaj.  Grupi merrej me trafikun e kokainës, e cila kishte një shkallë pastërtie 80 për qind.

Zonat e trafikut të drogës ishin sheshet kryesore të Ternit, duke përfshirë zonat e jetës së natës në Rieti dhe Spoleto.

Mes 10 personave të arrestuar është edhe një grua e identifikuar si partnerja e “mbretit të trafikut të drogës”, e dërguar në burgun e Perugias.

Nuk dihet ende origjina e lëndës narkotike, por pistat kryesore i çojnë autoritet në Parma dhe Romë.

Rrjeti i klientëve është gjithashtu i larmishëm, duke filluar nga më të rinjtë tek të rriturit, ndërsa gjatë hetimeve janë përdorur përgjimet telefonike dhe mjedisore dhe video incizim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura