Kush janë ‘kokat’ e trafikut të drogës në Belgjikë/ Nga i ekzekutuari Bledar Muça, te vrasësi i frikshëm që fshihet në Dubai

Feb 6, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar Bledar Muça në Belgjikë para pak javësh nxori në dritë edhe lidhje të tjera të trafikut të drogës të disa prej ‘kokave’ të botës së krimit që shtrihen nga Holanda, Irlanda e deri në Dubai.belgjikkkaaaa

Sipas autoriteteve belge dhe holandeze, portet e këtyre dy vendeve janë shndërruar ndër më problematiket në Evropë sa i përket trafikut të drogës. Vrasja e Bledar Muçës, vërshimi i kokainës dhe parave të mëdha që vijnë nga trafiku i drogës në Holandë dhe Belgjikë, ka nxjerrë në dritë edhe emra të tjerë të karteleve që veprojnë në Evropë.bledar-mucaNjë ndër ta është edhe karteli Kinahan, që drejtohet nga dy irlandezët, at e bir, Christy dhe Daniel Kinahan. Lidhjet e këtij karteli shkojnë deri në Meksikë ku kanë vendosur raporte edhe me bosin e njohur të kartelit meksikan, El Chapo, Guzman. Ky i fundit u arrestua dhe dënua nga drejtësia amerikane. kinchap4

Christy Kinahan ka dominuar tregun e trafikut të drogës përgjatë viteve të fundit. Hetimi në operacionin ndaj Kinahan zbuloi një rrjet korrupsioni që përfshinin kriminelë, një klub profesionist futbolli dhe oficerë të policisë lokale.

Christy Kinahan
Christy Kinahan

Pasi u lirua nga paraburgimi në Spanjë në vitin 2011 ai u kthye në Belgjikë në pranga për të vuajtur dënimin atje. Por ai u lirua sërish dhe u kthye në Spanjë në prill të vitit 2013.33806520-8789109-image-a-48_1601461858427

Një nga lojtarët e mëdhenj të trafikut të drogës në Antwerp është Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai, ku banon edhe Daniel Kinahan, i biri i Christy Kinahan, shkruan Sunday World. 

Daniel Kinahan
Daniel Kinahan

I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, Nordin El Hajjioui është në kërkim nga Interpoli pasi akuzohet për trafik droge dhe armësh si edhe është pjesë e krimit të organizuar. Screenshot_4

Deri më tani, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë refuzuar ta ekstradojnë atë në Belgjikë pavarësisht kërkesave të shumta. Ai u arrestua në Belgjikë në qershor të vitit 2020, por u largua nga vendi pasi mori lirimin me kusht.  interpol

Qyteti i Antwerpit në Belgjikë ndodhet nën ‘pushtetin’ e trafikantëve të drogës të cilët po godasin njëri-tjetrin, kur një javë para vrasjes së Bledar Muçës, një tjetër emër i botës së krimit u ekzekutua.

Ai njihej si ‘Kasapi’ dhe do të dëshmonte në gjyq ndaj një tjetër trafikanti, Ridouan Taghi, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për urdhërimin e disa vrasjeve që nga qelia e tij. Taghi u arrestua në Dubai në vitin 2019 dhe po përballet me drejtësinë holandeze për një numër vrasjesh. Megjithatë, problemi nuk është se trafikantët vrasin njëri-tjetrin por se si paratë e drogës përdoren për të korruptuar zyrtarët.

Ridouan Taghi
Ridouan Taghi

Një rrjet zyrtarësh të korruptuar u zbuluan vitin e kaluar të cilët kishin akses në bazat e të dhënave qeveritare dhe të dhënave personale të të gjithë qytetarëve belgë. Dyshohet se informacioni po përdoret për të korruptuar punonjësit e portit dhe doganierët dhe për të siguruar kalimin e qetë të drogës nëpër porte.

Punonjësit e portit në Antwerp këshillohen të mos veshin uniformat e punës që i identifikojnë ata si punonjës në mënyrë që të mos u afrohen kriminelët.  Hetimet e fundit në Belgjikë kanë zbuluar disa persona të korruptuar, duke përfshirë një inspektor policie, një administrator spitali dhe zyrtar të tatimeve.  Screenshot_7

Gjatë vitit 2021, një total prej 5 miliardë eurosh kokainë u kap në portin holandez të Roterdamit, ndërsa 13 miliardë euro të tjera u kapën në portin fqinj belg, atë të Antwerpit. Zyrtarët në Belgjikë thonë se shumica e kokainës mbërrin në Antwerp më pas dërgohet në Holandë.  Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Evropë kontrabandohet përmes Belgjikës, me një qarkullim deri në 130 miliardë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura