Tre austronautët rusë mbërrijnë në stacionin ndërkombëtar hapësinor, detaji që nuk i humbi mediave: Të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas

Mar 19, 2022 | 22:57
SHPËRNDAJE

Tre astronautë rusë mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me kostume fluturimi të verdhë e blu, që përputhen me ngjyrat e flamurit ukrainas.

austronauteruse

Ata ishin të parët astronautë të rinj që mbërrijnë në këtë stacion hapësinor që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Videoja e një prej austronautëve, e xhiruar ndërsa anija përgatitej për t’u ankoruar me stacionin hapësinor, e tregonte atë të veshur me një kostum fluturimi blu. Ishte e paqartë se çfarë mesazhi kishin për qëllim të dërgonin uniformat e verdha, që astronautët veshën më pas.

I pyetur mbi veshjet dhe ngjyrat e përzgjedhura Oleg Artemyev tha se çdo ekuipazh zgjedh kostumet e veta të fluturimit, në mënyrë që të mos jenë të gjithë njësoj.

Ishte radha jonë për të zgjedhur një ngjyrë. Në fakt, kishim grumbulluar shumë material të verdhë, kështu që duhej ta përdornim. Kjo është arsyeja pse duhej të visheshim në të verdhë“, tha ai.

Agjencia ruse e Hapësirës hodhi poshtë të shtunën njoftimet e mediave perëndimore që sugjeronin se astronautët rusë kishin zgjedhur të vishnin kostume të verdha me detaje blu, në mbështetje të Ukrainës.

Tre astronautët rusë (Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov) iu bashkuan pjesës tjetër të astronautëve që ndodheshin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, dy rusë, katër amerikanë dhe një gjerman./ Marrë nga VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura