Këngëtarja Elvana Gjata u përfol se synonte sërish të konkurronte. Por artistja i ka mohuar thashethemet në një postim në Instagram.
“Është e sigurtë, nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, shkroi Elvana Gjata.
Reagimi i saj erdhi pasi Eurovision Kosovo, raportoi se këngëtarja do të bashkëpunonin për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.
“Elvana Gjata dhe Dhurata Dora një bashkëpunim tjetër drejt Eurovision 2023. Ato do bashkohen për një bashkëpunim të ri, kësaj radhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision”, shkruhet në postim.
Por duket se lajmi është i pavërtetë, pasi Elvana Gjata e ka mohuar në mënyrë kategorike një gjë të tillë. Kujtojmë se dy këngëtaret, sollën bashkëpunimin e tyre të parë në verë të titulluar “Gajde”, që rezultoi i suksesshëm.
Ndërkohë Elvana Gjata konkurroi për Eurovision në vitin 2019 me këngën “Me Tana” dhe u përfol si fituese e Festivalit të RTSH-së.
Por vendin e parë ia zuri Arilena Ara me baladën “Shaj” dhe menjëherë pasi sapo dëgjoi se zuri vendin e dytë, ajo doli menjëherë nga skena duke mos takuar asnjë njeri të pranishëm aty.
Ajo iu drejtua prapaskenës dhe u mbyll në dhomë, duke mos dhënë asnjë pronocim për mediat dhe u përfol për një hatërmbetje me moderatoren Alketa Vejsiu.
Gjatë kësaj interviste më vonë, këngëtarja u shpreh se më e rëndësishme për të ishte fakti që publiku e shpalli fituese absolute dhe pavarësisht pozicionimit në vend të dytë, nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.
“Unë pikësëpari, dua të jua them me zemër fansave të mi se unë e kthej kokën pas me buzëqeshje. Nuk kam asnjë keqardhje sepse çdo gjë ndodh për një arsye dhe koha tregon se çfarë ka qenë më e mira për të ndodhur. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar.
Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them, por që vijnë nga zemra vërtetë,”- tha Elvana.
Kur u pyet nëse “një dorë” ka ndikuar në renditjen e saj, Elvana tha me shaka: “Nuk di të them, nëse di ndonjë gjë ti ma thuaj (qesh). Ku di gjë unë e shkreta, nuk di gjë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al