Tri gra të v*tëvrara në Korçë brenda 24 orëve, 67-vjeçarja hidhet nga pallati dhe humb jetën

Jul 5, 2024 | 8:48
SHPËRNDAJE

Tri gra i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orëve në qytetin e Korçës. Raportohet se mëngjesin e sotëm (5 Korrik) një 67-vjeçare është hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

ambulanca-1-780x405-1

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”. 67-vjeçarja me iniciale S. S., ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtime të marra.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes”, raporton policia.

Ndërkohë dy gra të tjera i kanë dhënë fund jetës në qytetin e Korçës ditën e djeshme (4 Korrik).

Një 49-vjeçare ka lyer veten me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Ajo pësoi djegie e dëmtime trupore dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore”, informoi policia.

Gjithashtu një 62-vjeçare piu fostoksinë në banesën e saj në fshatin Kuç i Zi. Gruaja me iniciale L. A., u dërgua për mjekim në spital, por ndërroi jetë.

“Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë”, raportuan uniformat blu ditën e djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura