Forcat e Armatosura Shqiptare po marrin pjesë në aktivitetin më të madhe të organizuar nga NATO, “Trident Juncture 2018”.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhçka ka publikuar sot fotot e batalionit Komando, të cilët po përfaqësojnë Shqipërinë përkrah 50 mijë efektivëve në këtë stërvitje ushtarake.
“Djemtë tanë në uniformë përkrah 50 mijë efektivëve në stërvitjen më të madhe të NATO në dekadat e fundit.
Efektivët e batalionit Komando prej ditësh po tregojnë profesionalizimin në “Trident Juncture 2018”
#We Are NATO. Krenari Për FA”, shkruan Xhaçka.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al