Portieri i Real Madridit, Tibaut Kourtua duke folur për mediat angleze pas ndeshjes ndaj Liverpulit, ku spanjollët triumfuan për herë të 14-të n Champions League ka theksuar se “dje në konferencën për shtyp thashë se kur Madridi luan në finale ata fitojnë gjithmonë. Unë isha në anën e mirë të historisë”
“Pashë shumë postime në Twitter që donin të ulnin, por ndodhi e kundërta. Sot më duhej të fitoja një finale për karrierën time, për të gjithë punën e vështirë për të respektuar emrin tim pasi nuk mendoj se kam respekt të mjaftueshëm, veçanërisht në Angli. Pashë shumë kritika edhe pas një sezoni të mrekullueshëm. Jam vërtet krenar për ekipin. Kur duhej të isha atje, isha atje për ekipin. Ne mundëm disa klube më të mira në botë. City dhe Liverpool ishin të pabesueshëm këtë sezon. Ata luftuan deri në fund në Premier League, Liverpool fitoi dy kupa dhe ata ishin vërtet të fortë. Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme sot. Ne patëm një rast dhe e shënuam”, u shpreh Kurtua.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al