Tubimi i 14 para Bashkisë së Tiranës, Balliu: Protestojmë për drejtësi dhe Shqipëri më të mirë. Asnjë pushtetar nuk do t’i shpëtojë opozitës

Jun 28, 2024 | 11:52
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij në protestën e 14 të opozitës para Bashkisë së Tiranës, tha ndër të tjera se ata protestojnë për drejtësi dhe për një Shqipëri më të mirë.

Ai shtoi se pushtetarët shpresojnë që opozitarët dhe opozita të lodhet, por sipas asnjë nuk do të shpëtojë më.

Balliu: Në të gjitha portalet e inceneratorëve ngrejnë pyetje dhe hedhin akuza për qytetarët që protestojnë kundër vjedhjes dhe krimit.

Ne protestojmë sepse në Shqipëri nuk ka drejtësi. Sepse po të kishte drejtësi, hajduti Veliaj do të ishte në burg dh qytetarët do të ishin në punën e tyre.

Këtu protestohet sepse nuk ka drejtësi, këtu protestohet sepse kemi një institucion që shërben si pastrim kimik për cdo kriminel e trafikant të pushtetit, sic është SPAK, që në vend ti marri dhe ti arrestojë, vjen dhe i pastron.

Si ka mundësi që sot kemi qytetarë e protestuesit që mbahen nën masën e sigurisë arrest në burg, ndërkohë që këto që vjedhin qytetarët nuk i gjen asgjë.

Kemi sot një drejtësi që sot shërben për të sulmuar qytetarët dhe për të ndihmuar pushtetarët.

85% të cështjeve mes qytetarëve dhe shtetit, i fiton shteti.

Sot SPAK përpëlitet gjithëandej për të arrestuar dhe për të bërë gjithçka vetëm për të shpëtuar Veliajn, sepse duan të mbajnë gjallë skemën e vjedhjes.

Ndaj për të gjithë ata që pyesin pse po pretojmë, ne protestojmë për drejtësi, për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri për shqiptarët dhe jo për Shqipëri që i shërben Ramës, Veliajt dhe hajdutëve që ata përfaqësojnë.

Shpresat e vetme e Veliajt është që qytetarët dhe opozita të lodhet, por asnjë pushtetar nuk do t’i shpëtojë më opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura