Tuneli i Llogarasë hapet sot, Rama publikon foton: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut

Jul 5, 2024 | 8:14
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme (5 Korrik) do të hapet tuneli i Llogarasë, që pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

449922009_1031175788378082_7380502279695723506_n

Dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga tuneli i Llogarasë, që e ka konsideruar një vepër historike.

Kreu i qeverisë shprehet se tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

 

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura