Kryeministri, Edi Rama është futur në sallën e Kuvendit fiks në orën 10:00, kur nisi edhe seanca për miratimin e buxhetit .
Sapo Rama hyri në sallë, deputetët e opozitës nisën thirrjet “Turp, turp” dhe po ashtu ndezën tymueset dhe nisën t’i bien tavolinave.
Ndërkohë kryeparlamentarja, vazhdon miratimin e projektligjeve.
Tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësit të Gardës, nisën që në momentin që ata tentuan të futen në Kuvend, ku iu bë një kontrolli i rreptë dhe më pas në ambientet e brendshme të sallës, teksa vendosën karriget e deputetëve para foltores.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al