TVSH, Bode: Propozimi i PS, dogmë e përçartuar

Dec 22, 2011 | 14:39
SHPËRNDAJE

TIRANË- Dogma të përçartura i ka quajtur ministri i Financave, Ridvan Bode propozimet e PS-së për heqjen ose uljen e TVSH-së për ushqimet bazë, barnat dhe energjinë.

Në seancën plenare gjatë diskutimit për këtë “Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, deputetet e opozitës kanë mbrojtur propozimin e tyre, si një vendim në interes të shqiptarëve, të 95% të qytetarëve dhe jo 5% që sipas tyre mbron shumica në Kuvend.

Sipas Bodes, opozita po kërkon të manipulojë shqiptarët me shifrat duke i fshehur atyre të vërtetën.

“Kjo që grupi juaj po ofron sot është një falsë demagogjike. Dua t`ju kujtoja se sado të manipuloni me shifrat nuk mund të fshihni të vërtetën. Në çdo pikëpamje është e përcaktuar edhe qëllimi demagogjik që ku po thoni këtu sot. Nisma që ju thoni është një dogmë pa asnjë vlerë praktike për qytetarët por në dëm të ekonomisë” tha Bode.

Ai ka akuzuar opozitën se ka mani të kopjojë Berishën në cdo gjë. “Ju keni një mani që të kopjoni Berishën në çdo gjë. Ka qënë Berisha që në 2004 ka propozuar heqjen e TVSH-së dhe ju e hodhët poshtë. Mania për të kopjuar Sali Berishën nuk e sjell dot më në pushtet Edi Ramën sepse shqiptarët e kanë një Sali Berishë që e kanë votuar në mënyrë permanente” tha ai.

Ai ka sugjeruar opozitën të lërë dogmat dhe të jetë serioze në programin që pretendon.

“Që të mund të konkurroni duhet të bëni program elektoral, duhet të merrni besimin e shqiptarëve, nëse do vazhdoni në dogma të përcartura do mbeteni edhe në 2013 pa një program të shkruar. Nëse do vini ndonjë ditë në pushtet, asgjë nga këto nuk do i bëni”- ka thënë Bode.

Me heret, deputeti i PS-se, Erjon Brace akuzoi Berishen se ka genjyer shqiptare, pasi në 2005 premtoi uljen e TVSH-së dhe nuk e mbajti këtë premtim.

“Thuaji shqiptareve që ju i gënjyet, që qeveria juaj i gënjeu, në 2005 i propozuat të njëjtën gjë që po sulmoni sot. Ju e keni hedhur barrën fiskale tek njerëzit që blejnë miell e sheqer dhe ia keni liruar atyre që hanë peshk. Keni ngarkuar çdo njeri që jeton me djersën e ballit, keni rritur të gjitha taksat indirekte. Barra e taksave po bie mbi kurrizin e atyre që konsumjnë”, tha Brace.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura