Tym dhe flakë, digjet një banesë në Vlorë! Vetëm dëme materiale

Sep 7, 2021 | 19:05
SHPËRNDAJE

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Zjarrëfikësja dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Banesa e përfshirë nga zjarri është në pronësi të 59-vjeçarit me iniciale D.M.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. M, 59 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura