U dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, deputeti socialist i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Mar 1, 2024 | 16:34
SHPËRNDAJE

Deputeti Bujar Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

bujar cela shperthimi

Nga shpërthimi te një kapanon në ndërtim, gjithashtu mbetën të lënduar dhe 7 persona të tjerë, ndërsa një person ka humbur jetën.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ku u plagos edhe deputeti i PS-së, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, identifikohet viktima (EMRI)

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specialuzar, pasi ndodhen në rrezik për jetën.

Paraprakisht, shkak dyshohet se është bërë një vinçier ka prekur linjën e tensionit te lartë që për rrjedhojë ka shkaktuar shpërthimin.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, humb jetën një person, katër të plagosur! Mes të lënduarve edhe deputeti i PS

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura