Associated Press/ Romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ka ndërruar jetë pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë. Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Kadare është përmendur prej kohësh si një pretendent i mundshëm për çmimin Nobel për Letërsinë.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne”, tha presidenti shqiptar Bajram Begaj.
Redaktori i Shtëpisë Botuese Onufri, Bujar Hudhri tha se autori i njohur vdiq mëngjesin e së hënës. Një infermiere në spital, e cila foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte e autorizuar të fliste me shtypin, tha se ai u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak.
Kadare u bë i njohur ndërkombëtarisht pas botimit të romanit të tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej ende nga qeveria komuniste e diktatorit të ndjerë Enver Hoxha.
Kadare u largua nga Shqipëria në Francë në vjeshtën e vitit 1990, vetëm pak muaj para rënies së regjimit komunist pas protestave studentore dhjetorin e kaluar. Ai jetonte në Paris dhe pak kohë më parë ishte kthyer në Tiranë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al