Policia maqedonase ka arrestuar shqiptarin, i cili iu drejtoi armën protestuesve në Shkup dhe që u cilësua nga lideri i opozitës Hristijan Mickoski, si “personi që donte ta vriste atë”.
Ai është shtetasi Isuf Kola, pronar i disa dyqaneve në sheshin “Skënderbeu” të Shkupit.
Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë asnjë informacion shtesë për rastin, por nga mediat vendase bëhet me dije se shqiptari nuk ka tentuar të vrasë askënd, por thjesht ka mbrojtur biznesin e tij.
Kujtojmë se ishe lideri i opozitës Hristijan Mickoski, ai i cili publikoi foton e shqiptarit me armë në dorë dhe e akuzoi se donte ta vriste.
“Ky është personi që donte të më vriste sot. Kërkoj menjëherë që të ndalohet nga policia” – shkruan Mickoski.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al