U emërua si kryeministër i Francës, kush është Gabriel Attal, i deklaruar si pjesë e komunitetit LGBTQI

Jan 9, 2024 | 13:19
SHPËRNDAJE

Gabriel Attal, 34-vjeçari i emëruar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron si kryeministër i Francës, është kryeministri më i ri në moshë i cili ka udhëhequr qeverinë franceze, si dhe i pari kryeministër homoseksual.

gabrielattal

Attal, i cili më parë mbante postin e Ministrit të Arsimit, që prej vitit 2017 ka pranuar se është në një lidhje dashurie me ish-këshilltarin politik të Macron, 38-vjeçarin Stéphane Séjourné, me të cilin bashkëjeton.

Emërimi i Attal në këtë post erdhi pas dorëheqjes së Elisabeth Borne, 62 vjeçe, një ditë më parë (8 janar) e cila shërbeu më pak se dy vjet në detyrë.

Stéphane Séjourné
Stéphane Séjourné

Attal do të jetë kryeministri më i ri që nga themelimi i Republikës së Pestë Franceze në vitin 1958, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.

Gjatë mandatit të tij, si ministër ai miratoi një ndalim të diskutueshëm për veshjen e hixhabit në shkollat ​​publike franceze dhe ka punuar për rritjen e ndërgjegjësimit për ngacmimin në shkolla.

Politikani ka shërbyer në një sërë rolesh, duke përfshirë zëdhënësin e qeverisë dhe ministrin e llogarive publike.

Në fillim të karrierës së tij, Attal ishte anëtar i partisë Socialiste, por më vonë iu bashkua partisë qendrore të Emmanuel Macron , e njohur tani si Rilindja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura