“U informua nga një ushtarak i lartë nga Kosova se një grup kriminal…”- Plani për atentat ndaj Gjukanoviç, mediat në Malin e Zi: Siguria për ish-presidentin nuk është rritur

Jul 13, 2024 | 21:00
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacion se ndaj tij po përgatitet një atentat.

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij për “Vijesti”, ndërkohë Drejtoria e Policisë ka thënë për mediat se nuk kanë të dhëna për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviç.

“Ish-presidenti i ka marrë informacionet e lartpërmendura nga disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me ato informacione ka njoftuar autoritetet shtetërore”, është përgjigjur nga zyra e Gjukanoviçit mediave, lidhur me pyetjen nëse dikush nga sektori i sigurisë e kishte informuar që po i përgatitet një atentat.

Vijesit shkruan se zyra e ish-presidentit nuk ka dhënë me shumë detaje se kush dhe kur i janë dhënë këto informacione Gjukanoviçit.

Një burim i afërt me Gjukanoviç tha se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

“Sipas nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në pajtim me ligjin dhe me rregullore pozitive, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë”, njofton Drejtoria e Policisë.

Ndër të tjera, zyra e ish-presidentit ka njoftuar siguria e Gjukanoviçit është reduktuar dhe nuk është shtuar, pavarësisht paralajmërimit.

“Ndryshimet e sigurisë në atë periudhë kanë ndodhur deri në atë masë sa që siguria në vendbanimin e ish-presidentit është hequr gjatë ndërrimit të ditës”, ka thënë zyra e shtypit për mediat.

Ata gjithashtu theksuan se shërbimet malazeze të sigurisë nuk e kanë thirrur Gjukanoviçin apo koordinatorin e tij të sigurisë për intervistë, për të vënë në dukje rrezikun e mundshëm.

“Nuk ka pasur asnjë iniciativë për bisedë nga përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë”, kanë thënë për “Vijesta” nga zyra e Gjukanoviçit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura