U kafshua nga një peshk helmues në det, humb jetën 16-vjeçari

Aug 20, 2020 | 14:52
SHPËRNDAJE

Një i ri ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshk helmues në një plazh spanjoll, raporton “The Sun”.

NINTCHDBPICT000603018642

Pas një autopsie, ekspertët arritën në përfundimin se djali 16-vjeç ka pësuar shok anafilaktik, ndoshta i shkaktuar nga helmi i peshkut.

Trupi i djalit, emri i të cilit nuk është bërë publik, u gjet 70 milje në veri të Barcelonës, pas orës 16:00 të së shtunës.

Prindërit e tij ngritën alarmin, pasi ai u zhduk në det.

Adoleshenti thuhet se ka marrë një plagë të vogël në qafë dhe kishte shenja në fytyrë, të cilat nuk ishin në përputhje me një mbytje normale.
Pavarësisht autopsisë që pretendon se shkaku i vdekjes ka qenë peshku helmues, ekspertët e mjekësisë ligjore ende janë në pritje të rezultateve të testit toksikologjik.

NINTCHDBPICT000603018657

Hetuesve iu dorëzua një video që ka regjistruar sulmin.

Peshku është identifikuar fillimisht si një barishte. Kafshimet nga kjo specie mund të jenë shumë të dhimbshme, shkaktojnë ënjtje dhe skuqje të trupit.
Ata mund të shkaktojnë sulme në zemër ose reaksione të rënda alergjike.

Megjithëse nuk është emëruar, prindërit e tij kanë deklaruar se videoja e dorëzuar në polici tregon adoleshentin teksa gjen një kandil 100 metra në det të hapur.

Sipas tyre, ai ndoqi kandilin e detit, i cili “e çoi tek një peshk i çuditshëm dhe shumëngjyrësh me një fytyrë të padëmshme”.

Në deklaratë thuhej: “Ai ishte në gjendje ta filmonte atë vetëm për 30 sekonda në distancë dhe në sekondën e fundit u zhduk dhe e kafshoi rreth zonës së nofullës.”

Beau Gillet, një mbikëqyrës i rojeve të plazhit, tha në fillim të këtij muaji: “Unë kam parë burra të rritur që qajnë nga dhimbja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura