Një 35-vjeçar nga Shkodra është kapur sot në Vlorë, pasi qarkullonte me armë silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç.
Sipas ‘News24’, i riu Amarildo Nikoll (Xhanej) rezulton me precedentë penalë në Itali, si i përfshirë më herët në trafikun e drogës.
Mësohet se paratë që përfitonte nga trafiku i drogës i përdorte për investime, duke blerë dyqane dhe klube nate.
Bëhet me dije se Amarildo Xhanej është arrestuar në vitin 2011 me një kilogram kokainë, ku në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët, raportonin mediat italiane në atë kohë.
Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al