U kërkua dorëheqja e ministres së Shëndetësisë pas skandalit tek Onkologjiku, Rama: Ata me shpirtin katran i gëzohen këtyre rasteve për lojën me nervat e njerëzve

Jul 1, 2024 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale, si edhe kërkesës së deputetëve të opozitës për dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu pas skandalit tek Onkologjiku.

rama1

“Duhet adresim problematikave dhe jo reagim emocional me pushkatim imagjinar dhe dorëheqje irracionale”, u shpreh kryeminstri.

Ai theksoi se “janë të zakonshme akuzat e sajesat nga ana e atyre që në shpirtin katran dhe me mendjen sahan i gëzon këtyre rasteve për lojën me nervat e njerëzve.”

Kreu i qeverisë shtoi se duhet identifikimi i masave që do të ndikojnë në rritjen e përgjegjësisë individuale në sektorin publik.

Edi Rama: “E mirëkuptueshme në dhimbjen e vet edhe klithma për pushkatim e cila shfaqet tek tuk në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk jetojmë në kohën e pushkatimeve. Normal për viktimat e atij abuzimi monstruoz edhe kërkesa e përsëritur për dorëheqje të Ministrit të Shëndetësisë. Të zakonshme akuzat e sajesat nga ana e atyre që në shpirtin katran dhe me mendjen sahan i gëzon këtyre rasteve për lojën me nervat e njerëzve.

Duhet adresim problematikave dhe jo reagim emocional me pushkatim imagjinar dhe dorëheqje irracionale. Duhet identifikimi i masave që do të ndikojë në rritjen e përgjegjësi individuale në sektorin publik, ku të drejtat që nuk uroni ti kërkoni, shkojnë bashkë me detyrimet që duhet të sigurohen nga forcimi i sistemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura