“U ktheva në jetë për së dyti”- Big Mama rrëfen tragjeditë e përjetuara: I shpëtova vdekjes, por humba shokun e ngushtë, kur u zgjova atij…Ja ku e gjej energjinë

Dec 2, 2023 | 19:36
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Besjana Kasami, ose siç e njohim të gjithë me emrin artistik “Big Mama”, ka shokuar më rrëfimin për jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar deri më sot.

big mama

Në një rrëfim për  “S’e Luan Topi”, këngëtarja nuk i ka kursyer as lotët teksa fliste  për babain e saj të ndjerë.

Ajo ka treguar se i është falenderuese të atit për gjithçka që ka arritur sot, pasi falë mbështetjes së tij mundi të tejkalonte të gjitha sfidat në rrugën e saj.

big mama1

E ndërsa është ndalur në pyetjen që i bëjnë të shpesh, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmonë të jesh pozitive”, Big Mama iu përgjigj duke thënë se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj, vështirësitë e kanë bërë më të fortë në jetë.

“Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falenderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh një prind burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme si babi im”, tha ajo.

big-mama-cover

Pyetje: Je bërë më e fortë apo më e dobët pas vdekjes së tij?

“Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmonë të jesh pozitive”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë”, ka treguar këngëtarja.

big mama (3)

Big Mama njihet për natyrën e saj energjike, pa komplekse dhe sensin e humorit. Ajo ka treguar ndër të tjera së në moshë të re ka humbur shokun e saj të parë të ngushtë të jetës, ngjarje e cila është përsëritur sërish.

Këngëtarja ka rrëfyer e pas tij se ka humbur një tjetër shok të ngushtë në Strugë, gjë një incidenti teksa notonin të dy më një motor uji në Liqenin e Ohrit.

big mama (11)

“Qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh.

Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motorri, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë”, ka treguar ajo mes lotësh.

big mama, genta ismajli (8) big mama (6) big mama (2) big mama (5) big mama, genta ismajli (4) big-mama big-mama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura