Albana Fico, e cila prej tre vitesh mbante postin e drejtoreshës së QSUT-së, do të zëvendësohet në detyrë nga Alma Cani.
Alma Cani ka mbajtur postin e shefes së Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ende nuk dihen arsyet e largimit nga posti i drejtoreshës së QSUT të Albana Ficos, por ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave.
Ndërsa së fundmi Prokuroria po zhvillon një hetim në lidhje me zjarrin që ra më 11 shkurt në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga ana e Albana Ficos apo Ministrisë së Shëndetësisë.
Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 Dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë detyrë Enkelejdi Jotin.
Më heret ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ISHP-së.
Lexoni edhe: Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Albana Fico
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al