Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se bajlozët e vërtetë të mafies janë me pushtet të fuqishëm në institucionet shtetërore “duke nisur nga kreu i qeverisë dhe ministrat e tij”.
Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, foli për shkarkimin e ish-drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano duke thënë se ai u largua sepse “denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit”.
“Djemtë e rinj janë thjesht ushtarë, kurse bajlozët e mafies janë që të gjithë me pushtet të fuqishëm në institucionet e këtij vendi, duke filluar nga kreu i qeverisë, janë ministrat e tij.
Dy javë përpara u largua si në shpellat e mafies kryepolici i vendit, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë se kishte lidhje me krimin, u largua sepse denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit”, tha Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al