Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste se ka instrumentalizuar vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një takim me disa degë të Tiranës, Berisha tha se PS-ja hartonte lista me gjyqtarë dhe prokurorë që duheshin shkarkuar vetëm se ata kishin bindje të djathta politike.
Sipas tij, këto lista më pas i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut, anëtares së organit të vetingut, KPK-së, për t’u ekzekutuar më pas.
Berisha: Është një ditë dhe kohë e papërshtatshme për zhvillimin e takimeve politike. Revolucioni nuk njeh orar. Ne jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Në Europë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e viteve të fundit në Shqipëri. Kur korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombnëtar u bënë një për të luftuar, për të asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, për të asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin.
Në opozitë vazhdoi denoncimin e gjithë vjedhjeve, lidhjet e qeveritarëve me krimin. Kjo forcë politike duhej heshtur dhe asgjësuar. Presione të jashtëzakonshme u bënë mbi ju, mbi anëtarësinë tonë, kërcënime nga më çnjerëzoret. Duhet të pranojmë një sintonizim, jo vetëm i kësaj qeverie të bazuar mbi krimin dhe drogën, por edhe me diplomatët e tyre të korruptuar.
Parlamentarë të korruptuar të cilët lëshonin deklarata mbështetëse për ta. Shqiptarët këto vite të pashembullta për Europën, për vendet e lira, kanë dëgjuar deklarata mbështetëse për kryeministrin e tyre Edi Rama, më shumë se të gjitha kohërat. Se ato shiteshin dhe bliheshin haptas në tregun e korrupsionit. Lavdi Zotit, idealeve tona, ne sot jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë në fitoren tonë. Përsëri kjo malgamë korruptive e korrupsionit shqiptar me atë ndërkombëtar, përpiqet të rezistojë, përpiqet të mashtrojë prapë shqiptarët. Të ardhme nuk ka. E ardhmja është e atyre që guxojnë të mbrojnë të vërtetat. Ne do vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren përfundimtare.
Afera korruptive nga më gjigantet. Nuk ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudoreformën e George Sorosit në Shqipëri. Me lista të PS-së, me dhjetra gjykatës e prokurorë u larguan vetëm se ishin njerëz të shënjuar me bindje të djathta. Lista të bëra, që të gjitha në selitë e krimit, të PS-së. I dorëzoheshin dy personave, i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos. Një njeri që s’meritonte as diplomën që ka marrë. I dorëzoheshin nuses së “Hakmarrjes për drejtësi”, Sanxhaktarit. Ajo ishte e besuara e SHISH.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al