Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e ndërtimit të një rruge.
Pjerin Ndreu është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga SPAK. Ndërkohë mësohet se nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.
Pas daljes nga SPAK, Pjerin Ndreu e ka cilesuar si politike padine e ngritur ndaj tij, nderkohe qe u shpreh i hapur per te sqaruar çdo procedure qe eshte ndjekur per ndertimin e nje rruge per qytetaret.
“Arsyeja është thirrje për një çështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik. Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.
Jemi në proces, dhash shpjegimit, do jap prapë. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë”, tha Pjerin Ndreu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al