“U ofron mundësinë kandidatëve të rinj të konkurrojnë!”- Reforma Zgjedhore, Mediu: Partive t’u lihet në dorë të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura apo jo

Jul 24, 2024 | 17:39
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në diskutimet për Reformën Zgjedhore propozoi që partive t’iu lihet opsionale nëse do duan që ta mbyllin 1/3 e listës për deputetë.

fatmir mediu

Ai u shpreh se një opsion i tillë është një propozim i ndershëm dhe i bazuar, nuk është i ndalueshëm nga ligji.

“Çdo subjekti politik t’i lihet të bëj zgjedhjen e vet, nëse do ta lërë apo jo të hapur”, tha Mediu.

Ai u shpreh se kjo nismë do të krijonte mundësinë e konkurrencës mes partive si dhe kandidatëve të partive të vogla apo të reja.

“Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha deputeti i PD.

“Ne kemi qenë edhe për idenë e një proporcionali për lista të hapura. Nismëtarë e këtij projekti, bien dakord se propozimi i kandidatëve nëpërmjet listave të hapura është një propozim, i ndershëm dhe i bazuar, nuk është i ndalueshëm nga ligji. Çdo subjekti politik t’i lihet të bëj zgjedhjen e vet, nëse do ta lej apo jo të hapur.

Nëse do ta lërë listën tërësisht të hapur ta lërë të hapur. Në kushtetutë thuhet jo më pak se 1/3, është çështje e vullnetit të partisë. Mendoj që alternativa e lënies së hapur të kësaj mundësie, duke marrë parasysh edhe ato faktorë që u thanë për gjeneralët dhe ushtarët, ku gjeneralët zgjidhen dhe ushtarët bëjnë luftën, ta bëjnë partitë politikë që duan. Partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që vijnë e konkurrojnë.

Se kanë besimin e qytetarëve që u japin votën. Nëse flasim për demokraci përfaqësuese ne përfaqësojmë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura