Një beach-bar në Radhimë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Raportohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elekterike.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Beach-bar është në pronësi të shtetases me iniciale P. K., ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes.
“Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al