“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”- Banorët sot protestë: Po falimentojnë bizneset

Jul 24, 2024 | 14:01
SHPËRNDAJE

Sot në orën 18:00 do të mbahet protestë tek ish-rrethrrotullimi i Thumanës.

thumane kashar

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet se kjo protestë do të mbahet për shkak të përjashtimit të zonës nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar, për shkak se të gjithë bizneset në rrethin Krujë janë në prag falimenti.

“Kruja si qytet historik është lënë e aneksuar nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe numri i turistëve në këtë qytet është tkurrur”, shkruhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura