U plagosën me armë në Kamëz, çiftit të bashkëshortëve u është vendosur tritol në banesë 3 vite me parë (Foto)

Aug 8, 2021 | 16:56
SHPËRNDAJE

prengpalucaantonetapaluca

Këta janë Preng Paluca dhe Antoneta Paluca, çifti që mbeti i plagosur me armë zjarri një natë më parë në Kamëz.

Panorama.al mëson se ky është atentati i dytë që i bëhet çiftit brenda një harku kohor të 3 viteve.

Mësohet se 3 vite më parë, çiftit i është vendosur tritol në banesë, ku fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Ende nuk dihen arsyet e dy atentateve që i janë bërë çiftit. Panorama.al mëson se Preng Paluca ka disa biznese por ende nuk ka një informacion nëse këto atentate kanë të bëjnë me aktivitetin e tij.

Plagosja e çiftit ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 në rrugën “Kosova” në Kamëz afër banesës së tyre.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë duke plagosur çiftin e bashkëshortëve të cilët aktualisht ndodhen të shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje nuk ka ende një autor të dyshuar teksa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Lexoni edhe: Plagosja në Kamëz, reagon policia: Burrë e grua u qëlluan pranë banesës (Emrat)

 

antonetapaluca-prengpaluca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura