“U rrëzuan muret që na ndanin nga Europa”- “Ngjarjet e Ambasadave”, Meta publikon foton me Ylli Bodinakun: Mirënjohje heroit të demokracisë! Fitorja u përket guximtarëve

Jul 2, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka publikuar foton me Ylli Bodinakun, i cili rrëzoi murin e Ambasadës Gjermane në Tiranë 34 vite më parë, për të kujtuar “Ngjarjet e Ambasadave”.

449319513_1021385322690036_226831172759016139_n

“Fitorja u përket guximtarëve sepse mbi guximin ndërtohet Liria”, shkruan Meta, teksa shton: “Ende pas 34 vitesh nga “Ngjarjet e Ambasadave” jemi në betejë me të keqen për shembjen e mureve të reja që ka ngritur narkoshteti: kapjen e shtetit dhe drejtësisë, korrupsionin skizofrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, që kanë vrarë shpresën dhe po shpopullojnë dramatikisht vendin!”

Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për Ylli Bodinakun që e quajti hero të demokracisë, si edhe për guximtarëve të 2 korrikut 1990 që hapën një dritare shprese dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash izolimi dhe terrori, me rrëzimin e mureve që na ndanin nga Europa.

“T’i japim fund shpopullimit duke rrëzuar narkoshtetin dhe pandëshkueshmërinë, për ta sjellë Europën në Shqipëri!”- shkruan Presidenti i PL-së.

 

 

Postimi i plotë:

Fitorja u përket guximtarëve sepse mbi guximin ndërtohet Liria!

Mirënjohje Heroit të Demokracisë, Ylli Bodinaku dhe guximtarëve të 2 korrikut 1990, që hynë në historinë e Shqipërisë me aktin e tyre të pashembullt të trimërisë e guximit qytetar, duke hapur një dritare shprese dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash izolimi dhe terrori, me rrëzimin e mureve që na ndanin nga Europa.

Ende pas 34 vitesh nga “Ngjarjet e Ambasadave” jemi në betejë me të keqen për shembjen e mureve të reja që ka ngritur narkoshteti: kapjen e shtetit dhe drejtësisë, korrupsionin skizofrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, që kanë vrarë shpresën dhe po shpopullojnë dramatikisht vendin!

T’i japim fund shpopullimit duke rrëzuar narkoshtetin dhe pandëshkueshmërinë, për ta sjellë Europën në Shqipëri!

Ky duhet të jetë qëllim dhe angazhimi i të gjithëve sot në këtë 2 Korrik! 🇦🇱🇪🇺

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura