Një debat me tone të larta ka ndodhur mes aktores Egla Ceno dhe balerinit Graciano Tagani ditën e sotme.
Akorja i është drejtuar Gracianos duke i thënë se i prishi momentin kur po i këndonte të vëllait për ditëlindje dhe se sipas saj, ai është tallur me një të vdekur, pasi Graciano ka përmendur edhe një peron tjetër.
“Më ndërpreve gëzimin e vëllait. Ti u talle me të vdekurit vetëm për lojë, kaq”, tha Egla.
Ndërkohë balerini ka hedhur poshtë fjalët e aktores ndërsa i tha se “të zura be për time më që nuk u talla”.
Por debati mes tyre nuk ka përfunduar me kaq, pasi Graciano më tej i tha “dil nga shtëpia sa je në kohë, shpëto veten tënde”.
Pjesë nga debati:
Graciano: Ti qenke nuk e di…
Egla: Ti u talle me të vdekurit vetëm për lojë.
Graciano: Pse ma kalon në këtë situatë
Egla: Më ndërpreve gëzimin e vëllait. Ti u talle me të vdekurit vetëm për lojë, kaq.
Graciano: O viktimë, o aktore e dobët në këtë rast. Mblodhe 5-6 veta aty dhe më erdhi keq për ty. Po për ty nuk është për të ardhur keq, se nëse ka një lojtare të keqe këtu, ajo je ti. Dil nga shtëpia sa je në kohë, shpëto veten tënde.
Egla: Mbaje veten Graciano. Do mbahesh mend si ai që u tall me të vdekurin ndërkohë që robi i këndonte vëllait për ditëlindje.
Graciano: Kur të shohësh videon do qashës edhe ti me veten tende për situatën tënde. A nuk të vjen zor që të zura be time më që nuk e kam për tu tallur, ti e përdore situatën. Të zura be.
Egla: Fakti është që ti ma prishe dhe u talle me të vdekurin.
Graciano: Mos e përdor këtë se unë nuk u talla më të vdekurin, unë thash nga e ka marrë emrin dhe ti po përdor njerëzit e mi. Ku e ke tani tek Aqifi apo tek vëllai që të prisha urimin?
Egla: Tek vëllai dhe Aqifi se përdore një të vdekur, je kaq i ulët
Graciano: Nominimin dhe pasiguritë e tua zemra jepi forca, forco kockat e tua dhe dil në këtë lojë. Se si do mbahem unë është shumë e qartë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al