Udhëtoi edhe në Shqipëri, kush ishte shkrimtari rebel që u ekzekutua pasi tentoi të nxiste revolucion! Roli i tij në qeverinë e Fidel Kastros dhe ditari që la pas

Oct 10, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Me 9 tetor 1967, një ditë pas kapjes nga forcat boliviane, revolucionari marksist Ernesto Che Guevara ekzekutohet për përpjekjet e tij për të nxitur një revolucion në Bolivi.

Guevara4

Zakonisht, i njohur si “el Che” apo thjesht “Che”, lindur më 14 qershor 1928, Guevara ishte një argjentinas revolucionar marksist, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat dhe teoricien ushtarak. Figurë e madhe e revolucionit Kuban, pamja e tij e stilizuar është një simbol i kudogjendur i rebelimit.

Pas revolucionit Kuban, Guevara luajti një numër rolesh kyçe në qeverinë e Fidel Kastros, përfshi drejtimin e gjyqeve kundër armiqve të revolucionit dhe nxjerrjen e tyre para skuadrave të pushkatimit.

fidel kastro
Fidel Kastro

U vra në Bolivi revolucionari argjentinas Ernesto Che Guevara, një simbol i revolucionit në Amerikën e Jugut.

Si një luftëtar pa kompromis për drejtësinë, ai fitoi popullaritet të madh në të gjithë botën, veçanërisht në mesin e të rinjve. Pjesëmarrës në Revolucionin Kuban, ministër në qeverinë e Kastros (Castro) (1961-65), ai u bë udhëheqës i guerilëve në Bolivi në Nëntor 1966, derisa u kap në Tetor 1967 dhe më pas u vra. Ai hartoi planet për reformën agrare dhe shtetëzim e industrive.

Si diplomat në emër të socializmit kuban, Guevara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë.

Guevara
Guevara

Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë, të cilat zmbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më1961, ndikim Guevara pati edhe për sjelljen e raketave balistike dhe armëve bërthamore sovjetike në Kubë, që shkaktoi krizën e raketave kubane më 1962. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar; ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën latine kur ishte i ri.

Guevara
Guevara

Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të,; ndërsa fotografia Guevara “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë. Guevara ka frymëzuar shumë njerëz të shtypur, pavarësisht ideologjisë, siç shprehin këto vargje: “Njeri më shumë se kujtesë kujtesa më shumë se njeriu. Me duar të palidhur me sytë të hapur vdiq, pak më fatlum se Lorka”.

*MENDIM I DITËS “Udhëheqësit mizorë zëvendësohen vetëm që udhëheqësit e rinj të kthehen në mizorë” Che Guevara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura