Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka hapur Tetorin e Librit të organizuar nga Ministria e Kulturës në vendin tonë. Shukrov lexoi disa rreshta nga “Ukrainas! Zgjohuni” të poetit ukrainas Vitalij Ivashenko.
“Populli im më në fund po zgjohet, kanë dashur ta përgjumin për 300 vjet. Gjithçka ka jetuar: uri, arrestime. Shkatërronin lulet e kulturës, jetë të tëra. Po ne sot po ringjallim gjuhën. Në mëndjen nga Tarasi “Amanetet”. Liria, dinjiteti prap po ushqehen, na mirëkupton pranon dhe bota vetë! Do t;’kemi rregull tek kultura, në arsim. të na ngjallet shpirti,. kemi forcën dhe vullnet, kërkoni ndonjë popull tjetër në hapësirë, ku prinjësi i kombit është poet”, lexon ai mes rreshtash.
Ministria e Kulturës njofton se ky do jetë një muaj leximesh dhe me aktivitete kushtuar librit.
“Me Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov lexuam poetë ukrainas, për të nisur një muaj leximesh dhe aktivitetesh kushtuar librit.
Poetët, shkrimtarët kanë patur gjithnjë një rol të rëndësishmen në histori, duke u udhëhequr përmes fjalëve lëvizje që kanë sjellë një qytetërim më të mirë. Po cili është roli i fjalës sot?
Kjo është pyetja që do të udhëheq këtë tetor”, thuhet në njoftim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al