VALENTINA MADANI
Grupi parlamentar i opozitës, pas një konflikti të hapur prej kohësh, mundi dje të unifikojë qëndrimin e saj në Kuvend.
Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vendosën të bashkohen pa kushte dhe përballë njëri-tjetrit, duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.
Ftesës së kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, krahas deputetëve të Sali Berishës i’u përgjigjën pozitivisht edhe kryetarët e partive opozitare, ndërsa tryeza u bojkotua nga ligjvënësit që mbështesin Lulzim Bashën. Gazment Bardhi, si thirrës i takimit i ftoi 43 kolegët e tij demokratë të dalin me një axhendë të përbashkët parlamentare lidhur me aksionin opozitar kundër qeverisë për të cilën puna tha se duhet të nisë nga reforma zgjedhore.
“Çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë. Ndaj, bindjen me shumicën prej jush që sot të unifiokojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një axhendë parlamentare”, theksoi Gazment Bardhi.
Ftesa e Bardhit për bashkërendim të aksionit opozitar gjeti mbështetjen e ish-Kryeministrit Berisha, i cili tha se krahas ndryshimeve në kodin elektoral, opozita duhet të këmbëngulë në të drejtën e saj kushtetuese për hetim parlamentar, pa lanë mënjanë edhe protestat e qëndrueshme me qytetarët në sheshe.
“Ky takimi ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealistë dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit. Vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund t’i japë vendin atij”, u shpreh Sali Berisha.
Edhe krerët e partive opozitare e cilësuan domosdoshmëri bashkimin e opozitës, duke propozuar që takime të ngjashme të mbahen çdo javë.
“Ky takim duhet të jetë i përjavshëm përpara çdo seance parlamentare”, deklaroi Fatmir Mediu. Pas takimit, Berisha e Bardhi konfirmuan unifikimin e axhendës opozitare duke ftuar ata deputetë që e bojkotuan atë.
“Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim”, deklaroi Gazmend Bardhi. Kurse Gazmend Bardhi u shpreh: “Nga sot, opozita ka një agjendë të unifikuar”.
Në tryezën e përbashkët, 43 deputetët e opozitës ranë dakort që prioritet i agjendës opozitare të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, si dhe ngritja e tre komisoineve hetimore parlamentare për PPP dhe problematikat në shëndetësi.
VENDIMET
Pas përfundimit të mbledhjes së thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës Gazment Bardhi zbardhi vendimet e tryezës opozitare. Sipas tij, është caktuar një pjesë e axhendës parlamentare për sesionin e ri.
“Prioritet i punës së deputetëve të opozitës do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore që është bllokuar prej dy vitesh. Është vendosur si prioritet i punës së deputetëve të të gjithë opozitës, sigurisht ata që e ndjejnë vetën opozitarë. Rikonceptim i komisionit të reformës zgjedhore, me afate dhe detyra të qarta. Është e papranueshme të mos çohet përpara ky prioritet. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interes i Shqipërisë. Komisioni i reformës deri tani nuk ka pasur asnjë produket”, është shprehur Bardhi.
“Së dyti, besoj biem dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar, cdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie. Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore, së pari për PPP dhe problematikat në shëndetësi. Jemi dëshmitarë të gjithë bashkë se prokuroria ende nuk ka finalizuar hetimet mbi këto cështje. Komisioni hetimor do të synojë ta ndihmojë prokurorinë. Do të kërkojmë komision hetimor për cështjen e të dhënave personale të qytetarëve, patronazhistët apo dyshimet serioze për ndërhyrje në sistemin TIMS”, deklaroi Bardhi.
“Së treti – tha ai – jemi njohur dhe njihemi cdo ditë me të dhëna se si zyrtyare publikë vendosin të pasurojnë të afërmit me fondet publike, ndaj një komision hetimor do të kërkohet për konfliktin e interesit dhe abuzimet me ligjin”.
Në takimin e djeshëm munguan
Lulzim Basha;
Enkelejd Alibeaj;
Orjola Pampuri;
Arbi Agalliu;
Kreshnik Çollaku,
Eralda Bano;
Flutura Açka;
Merita Bakiu;
Selaudin Jakupllari;
Andia Ulliri;
Orjola Nebiaj,
Agron Shehaj, i cili ndodhet jashtë,
si dhe 4 deputetët e PDIU-së.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al