“Ushqej mendimin se do më kthehesh serish”- Dy muaj pa bashkëshorten, Agron Llakaj fjalë të ndjera për gruan e tij: Mbetem i pushtuar nga mungesa jote…

Jul 24, 2024 | 12:36
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Agron Llakaj ka kujtuar sot bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta dy muaj më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

agron llakaj

Me anë të një postim të bërë në rrjetet sociale, Agron Llakaj i ka dedikuar disa fjalë të ndjera gruas së tij.

“Shtyj një dite, një jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe s’di…,eci rrugës dhe me duket se përpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..”, shkruan aktori.

kostandina

Postimi i plotë:

Kalojnë ditët dhe serish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina… dhe jetën e shikoj krejt ndryshe. Sa i pakuptimtë ky fati yne?!

Shtyj një dite, një jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe s’di…,eci rrugës dhe me duket se përpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..

eci nga liqeni dhe hapat qe vijnë mbrapa nga kushdo me ngjajnë me ritmin e hapave te tua…,sa here instiktivisht kthej kokën…,ul ritmin te te pres.., dhe serish vetëm.

Ulem te vendi ynë ne kafene dhe porosis gjithmonë dy, dy gjysma kafe dhe një shishe ujë…

Ne shtëpi çdo lëvizje e hapje e mbyllje dere…,me rrëqeth te gjithin..,mos po vjen ti?!-

“Te kam sjelle dy bluza, provoi cila te rri me mire?!”

Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen per zerin tend ne telefon-” he mo Agron?!

“Pusho pak, mos rri pa ngrenë…,te te pres apo vonon?!”

E ditët shtyjnë njëra tjetrën e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojnë vendet…, une jo…, te pres Ty.

E si Hachiko jam shnderruar ne pritje,ne pritje deri ne amshim.., nuk kam nje vend ku Ty te te pres, ne cdo vend me mungon Ti.

agron llakaj konstandina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura