“Ushqim, batanije e veshmbathje”, “Plisat” e Prishtinës në aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Nov 26, 2019 | 11:33
SHPËRNDAJE

Pas “Dardanëve”, së fundmi kanë qenë “Plisat” e Prishtinës, të cilët janë sensibilizuan me shqiptarët e goditur nga tërmeti në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

plisat

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, “Plisat” iu kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës, që të bashkëngjiten në aksionin për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e tërmetit. Tifogrupi do të grumbullojë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe do të nisën në orën 15:00 në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLISAVE: 

Tash është koha që të veprojmë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri. Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti.

Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një shqiptar atje.
Jemi të njejtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!

pLISAT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura