Ka disa ushqime që ju deri tani i keni konsumuar si mjaft të shëndetshme, por në fakt ato mund të jenë të dëmshme për ju! Këto janë disa ushqime që ju keni menduar gjatë gjithë kohës se janë të shëndetshme, por ekspertët e ushqimit pohojnë tërësisht të kundërtën.
Patate të skuqura me perime
Kim Larson, një dietologe e njohur ka thënë se ky është një mashtrim i marketingut. Patatet e skuqura me perime, kanë të njëjtin efekt në organizëm, sikurse edhe patatinat. Ato nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, për shkak se janë të përpunuara. Ato kanë përmbajtje të lartë kripe, yndyrne dhe kalorish.
Drithërat
Të gjithë i kemi përdorur drithërat si pjesë të dietave tona, me idenë e të ushqyerit shëndetshëm dhe duke marrë shumë pak kalori. Por Kim Larson ju sugjeron të kini kujdes me drithërat që zgjidhni. Nuk janë edhe aq të shëndetshme sa i keni menduar.
“Smoothie”
E kush nuk i pëlqen “Smoothie” në fund të fundit. Por dietologia sugjeron se në vend të lëngjeve, zëvendësojini ato me frutat në veçanti.
Frutat e thata
Dietologia e njohur, Vandana Sheth shpjegon se frutat e thata janë burim i mirë fibrash dhe mineralesh. Por ato përmbajnë edhe shumë sheqer, i cili iu shtohet për t’i dhënë shije më të mirë.
Të tjera ushqime që ne i kemi menduar si të shëndetshme janë: sallatrat, tërshëra, kosi dhe buka e zezë./Shije/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al