Ushtria izraelite të enjten ka thënë se ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në një sulm ajror në Gaza më 13 korrik.
Deif u shënjestrua në një sulm të Izraelit në një kompleks në zonën Khan Younis.
Ushtria izraelite pati thënë në atë kohë se një tjetër komandant i Hamasit, Rafa’a Salemeh, u vra në sulm, por nuk kishte konfirmim përfundimtar mbi fatin e Deifit.
Hamasi nuk e ka konfirmuar vdekjen e Deifit, që udhëhoqi operacionet ushtarake të grupit militant.
Njoftimi vjen një ditë pasi Izraeli vrau shefin politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, në Teheran.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al