Në kryeqytet tre persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Të arrestuar janë të moshës nga 31 deri në 55 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Arrestohen 4 shtetas dhe procedohen penalisht 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al