Vdekja e 16-vjeçares në operacion/ Niset në Itali mjeku që tentoi vetëvrasjen, ende në koma

May 23, 2017 | 11:55
SHPËRNDAJE

Dërgohet drejt Italisë mjeki anestezist Tefik Zhurda, i cili ndodhet në koma, pasi tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së 16 vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit.

mjeku

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se mjeku u nis drejt një klinike më të specializuar në Itali, ndërkohë që gjendja e tij nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Mjekët tentuan të provojnë të gjitha opsionet, e së fundi vendosën ta dërgojnë jashtë. Mjekun e shoqëron bashkëshortja dhe vajza drejt Italisë.

Mjeku Zhurda kaloi në koma pasi injektoi në trup doza anestezie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura