Vdekja e Ismail Kadaresë, Nikolla: Shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave! E ngjiti letërsinë dhe kulturën tonë në majat e letërsisë dhe qytetërimit botëror

Jul 1, 2024 | 11:13
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka reaguar pas lajmit të hidhur mëngjesin e sotëm për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

nikolla kadare

Teksa e ka cilësuar si shkrimtarin më të madh shqiptare të të gjitha kohërave, Nikolla shprehet se  Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror.

Reagimi i plotë

Me veprën që krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u ngjit në Olimpin e letrave shqipe.

Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura