Autoritetet në Paros në Greqi janë duke hetuar misterin e shqiptarit, i cili u gjet i pajetë mesditën e të shtunës.
Sipas mediave helene, shqiptari 28 vjeç që nga vera e vitit të kaluar jetonte në një Manastir, ndërsa ditët e fundit ishte larguar nga Manastiri dhe ishte zhdukur.
Nga hetimet e para rezulton se plagët në kokë që kishte shqiptari, dyshohet se nuk vijnë nga ndonjë akt kriminal. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vërtetë të vdekjes së shqiptarit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al