“Veç të vrarë mund të më kapin”- Iu gjet pasaporta në vendin ku u qëllua polici serb, Artan Hajrizi flet nga Gjermani: Ma ka vjedhur vëllai, Fatoni! I kemi thënë dorëzohu, por…

Jul 18, 2024 | 13:58
SHPËRNDAJE

Artan Hajrizi, pasaporta e së cilit u gjet në vendin ku u vra polici serb Nikolla Krsmanoviç dhe u plagos efektivit tjetër Vjekoslav Iliç, ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ngjarje.

faton-hajrizi artan hajrizi

33-vjeçari është shprehur se ndodhet në Gjermani dhe se dokumentet ia ka vjedhur i vëllai, Faton Hajrizi, i cili është arratisur 10 ditë më parë nga burgu i Smrekovicës ku vuante dënimin për vrasjen e një ushtari rus në Kosovë.

 

Artan Hajrizi akuzohet nga autoritetet serbe si autor i ngjarjes, por theksoi se nuk është fajtor dhe se i vëllai i mori dokumentet teksa shkoi për të qëndruar rreth 2 orë tek banesa e tij.

“Dokumentet mi ka vjedh. Ka ardhur te unë që të qëndronte me disa shokë. Ka qëndruar tek unë 2 orë. Kjo ka ndodh para dy ditësh. Unë nuk jam fajtor për këtë punë. Nuk kam qenë në dijeni që mi ka marrë dokumentet. Se dokumentet e Gjermanisë nuk ia jap askujt. Më janë dashur 15 vite që t’i bëja dhe t’i prishja për një ditë se bëj”, ka deklaruar ai.

Në një intervistë për Insajderi, Artan Hajrizi distancohet nga vëllai i tij, Fatoni duke u shprehur se ai nuk pyet për askënd.

“Çfarë ka bërë ai nuk është mirë, nuk bëhen ato gjëra. Ne si familje i kemi thënë dorëzohu, jo thoshte në Evropë kam dalë. Gjëra që ka bërë nuk janë të mira. Prej kur kam ardhur në Gjermani nuk jam marrë me gjëra të këqia, as në Kosovë nuk kam probleme. Nuk ekziston emri im për asnjë vërejtje.

Këta e kanë një ligj të mirë, që më thanë se nuk është aspak problem, mos shko për Serbi derisa të sqarohen gjërat, edhe t’i mundesh që të qëndrosh në Gjermani, por në Serbi mos shko deri të sqarohemi me E-mail. Këta nuk shohin Serbinë, këta kanë ligj të vetin. Jam i shqetësuar sepse emri im ka dalë pa bërë asgjë. Fatonit çfarë ti them. Një fjalë e ka thënë, nuk e di a e kuptoni, ‘veç lule me më qit, se për t’u dorëzu nuk dorëzohem. Veç të vrarë munden që të më kapin, të gjallë jo. Unë nuk kam çfarë të them, nuk më dëgjon as mua, as mamanë dhe as babain, askënd. Të gjithë jemi me shkollë, njëri doli haram. Nuk jemi ne të këtyre gjërave”, tha Artan Hajrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura